Gjirokastra (Foto Tripalbania)
Gjirokastra vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët edhe gjatë muajit tetor.
Jo vetëm qyteti, me trashëgiminë e tij historike dhe kulturore, por edhe zonat përreth tërheqin një numër të madh vizitorësh që kërkojnë të eksplorojnë natyrën dhe historinë unike të rajonit, shkruan “RTSH”.
Pritshmëritë janë të larta edhe për nëntorin, pasi interesi për të vizituar rajonin nuk ka të ndalur edhe gjatë muajve të ftohtë.
Gjirokastra vijon të mbajë një vend të veçantë në hartën turistike, duke u përgatitur për të mirëpritur vizitorë edhe gjatë muajve në vazhdim.
Me gjithë sfidat që shoqërojnë këtë sektor, qyteti dhe rrethinat e tij mbeten destinacion i kërkuar nga turistët që duan të përjetojnë bukurinë autentike të jugut të Shqipërisë.