Kryeministri izraelit: Nuk do ta ndalemi, do të shkojmë në Rafah
2024-10-19 11:10:22

Kryeministri izraelit (Foto Panorama)

E keqja ka pësuar një goditje të rëndë, deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pasi ushtria izraelite njoftoi vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar. Ai theksoi se detyra e tyre nuk ka përfunduar ende, shkruan “Panorama”.

“Ne nuk do ta ndalim luftën. Do të shkojmë në Rafah”,- deklaroi Netanyahu.

Netanyahu e përshkroi vdekjen e Sinwarit si fillimin e fundit dhe tha se Izraeli do të vazhdojë të punojë deri në fund të luftës.

“Ne kemi treguar se të gjithë ata që përpiqen të na dëmtojnë, kështu ndodh me ta. Dhe se si forcat e së mirës mund të mposhtin gjithmonë forcat e së keqes dhe errësirës. Lufta është ende në vazhdim dhe është e kushtueshme”,- tha ai.

Për popullin e Izraelit, Netanyahu thotë se ka shumë sfida me të cilat përballen dhe se duhet të qëndrojnë elastikë e të patundur në tokën e tyre për vazhdimin e luftës.

Ai theksoi se Hamasi nuk do të jetë kurrë në gjendje ta sundojë më Gazën, ndërsa u bëri thirrje luftëtarëve të organizatës të dorëzohen.

Duke iu drejtuar militantëve, ai tha se kushdo që do të lërë armët dhe do të çlirojë pengjet, do të lihet i lirë.