Xi Jinping inspekton punën në një brigadë të forcave raketore
2024-10-19 16:49:32

Xi Jinping, President i Kinës dhe Kryetar i Komitetit Qendror Ushtarak, inspektoi të enjten punën në një brigadë të forcave raketore.

Ai theksoi zbatimin e mendimeve për forcimin e ushtrisë dhe të strategjisë ushtarake në epokën e re, për të nxitur zhvillimin cilësor të ushtrisë.

Xi Jinping ndoqi ekspozitën e historisë mbi 50-vjeçare të brigadës dhe situatën e stërvitjes së ushtarëve.

Xi Jinping vuri në dukje se duhet forcuar stërvitja e ushtarëve dhe duhet ngritur aftësia luftarake e trupave, për të mbrojtur sigurinë strategjike dhe interesat thelbësore të shtetit. Ushtria duhet të përshtatet me formën e luftës moderne. (Fani)