Presidenti ukrainas kërkon nga aleatët më shumë ndihma për të përballuar dimrin
2024-10-19 11:51:36
Presidenti ukrainas (Foto Atsh)
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kërkoi nga liderët e Bashkimit Europian më shumë ndihma financiare dhe ushtarake për të përballuar dimrin, duke e cilësuar si të rrezikshëm.
“Ne i bëmë detyrat tona, por, pavarësisht përpjekjeve për t’u përgatitur për muajt e ardhshëm më të ftohtë, Ukraina ka nevojë për ndihmë të mëtejshme. Mbrojtja ajrore dhe mbështetja financiare për të ndihmuar gjithashtu prodhimin vendas të armëve të Ukrainës janë urgjentisht të nevojshme”,- tha Zelensky në kuadër të samitit të liderëve të BE-së në Bruksel, shkruan “ATSH”.
Sipas tij, uniteti i BE-së është gjithashtu një armë që do të thotë siguri.
Lajmet Kryesore