Shkalla e papunësisë urbane e anketuar në Kinë, 5.1 për qind në tre tremujorët e parë
2024-10-19 12:10:55

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tregu i punës në Kinë mbeti përgjithësisht i qëndrueshëm në tre tremujorët e parë të vitit, pasi shkalla e papunësisë e anketuar në zonat urbane shënoi rënie në baza vjetore.

Të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave, publikuar të premten, cituar nga “Xinhua”, bënë të ditur se norma e papunësisë urbane e anketuar mesatarisht qëndroi në 5.1 për qind gjatë kësaj periudhe, 0.2 pikë përqindje më poshtë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në shtator, shkalla e papunësisë urbane e anketuar në vend arriti në 5.1 për qind, me 0.2 pikë përqindje më pak se gushti.