Shitjet me pakicë në Kinë u rritën me 3.3 për qind në tre tremujorët e parë
2024-10-19 11:40:49

Foto nga VCG
Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë u rritën me 3.3 për qind në baza vjetore në tre tremujorët e parë të vitit, bëri të ditur të premten Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), citon “Xinhua”.
Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit arritën në 35.3564 trilionë juanë (rreth 4.96 trilionë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave nga NBS-ja.
Në shtator, shitjet me pakicë u rritën me 3.2 për qind në baza vjetore.
Lajmet Kryesore
