Italia ndalon pasjen e fëmijëve përmes surrogacisë jashtë vendit
2024-10-19 10:44:16

Kryeministrja italiane (Foto Rtsh)

Italia e ka bërë të paligjshme që çiftet të shkojnë jashtë vendit për të pasur një fëmijë përmes një surrogacisë. Masa shtrin një ndalim të praktikës brenda vendit, përfshirë edhe ata që e kërkojnë atë në vende ku është e ligjshme, si SHBA ose Kanada.

Ata që shkelin ligjin mund të përballen me dy vjet burg dhe gjoba deri në 1 milion euro, shkruan “RTSH”.

Ligji, i propozuar nga partia qeverisëse e ekstremit të djathtë të Italisë, shihet nga kritikët se synon çiftet LGBT, të cilët nuk lejohen të adoptojnë ose përdorin metoda alternative në vend.

Ligji u miratua në Senatin e Italisë me 84 vota pro dhe 58 kundër.

Në një protestë përpara votimit, kundërshtarët e ligjit thanë se e bënte më të vështirë për njerëzit që të bëhen prindër, pavarësisht nga shkalla në rënie e lindjeve në vend.