Foto nga VCG
Festivali i 11-të i Teatrit ngriti siparin në qytetin e lashtë Wuzhen, në provincën Zhejiang të Kinës lindore, duke mbledhur së bashku artistë të rinj e të vjetër, si dhe entuziastë të teatrit, nga brenda dhe jashtë vendit.
Festivali i sivjetshëm, i cili do të zgjasë deri më 27 tetor, me temë “Solidariteti”, përmban dhjetëra shfaqje nga 11 vende, seanca mësimore dhe leximi, si dhe karnavalet në natyrë, shkruan “Xinhua”.
Në ceremoninë e hapjes u shfaq pjesa teatrale “We Are Leaving”, nga “Nowy Theatre” nga Polonia.
Konkursi i artistëve të teatrit në zhvillim, një komponent kryesor i Festivalit të Teatrit Wuzhen, synon të sigurojë një platformë për artistët e rinj që premtojnë të zhvillojnë vepra origjinale teatrale.
Tetëmbëdhjetë vepra krijuese janë zgjedhur nga rreth 560 kandidatë për të performuar në Wuzhen nën disa tema.
Chen Xianghong, një nga bashkëthemeluesit e eventit, vuri në dukje se Festivali i Teatrit Wuzhen është i përkushtuar për formimin e talenteve të rinj, krijimin e përvojave kulturore të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë, si dhe për të bërë emër si një dritare në skenën teatrore kineze.