Kancelari gjerman (Foto Atsh)
Është përgjegjësi e Gjermanisë të sigurojë që konflikti ruso-ukrainas mos të shndërrohet në një konflikt mes Rusisë dhe NATO-s, deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas samitit të BE-së në Bruksel.
Ai përsëriti qëndrimin për mos të dërguar armë me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, shkruan “ATSH”.
Scholz hodhi poshtë pikat kryesore të planit të fitores të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, nga frika e përshkallëzimit të ardhshëm.
Zelensky prezantoi planin e tij të fitores në takim dhe kërkoi sërish nga Gjermania t’i dërgonte Ukrainës raketa balistike “Taurus”.
Udhëheqësi ukrainas beson se një arsenal i raketave parandaluese mund ta detyrojë Rusinë të negociojë paqen.
Scholz gjithashtu qëndroi kundër një ftese të shpejtë për Ukrainën për t’u bashkuar me NATO-n, siç përshkruhet në planin e Zelensky-t.
SHBA-ja po ashtu e kundërshton hyrjen e përshpejtuar të Ukrainës në NATO.