Prodhimi industrial në Kinë u rrit me 5.8 për qind në tre tremujorët e parë
2024-10-19 10:16:49

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prodhimi industrial me vlerë të shtuar në Kinë, një tregues i rëndësishëm ekonomik, u rrit me 5.8 për qind në baza vjetore në tre tremujorët e parë të vitit, treguan të premten të dhënat zyrtare, cituar nga “Xinhua”.

Në shtator, prodhimi industrial u rrit me 5.4 për qind në baza vjetore, me ritmit  e rritjes 0.9 pikë përqindje më të shpejtë se muaji i kaluar.

Prodhimi industrial mat aktivitetin e ndërmarrjeve secila me një qarkullim kryesor vjetor të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.8 milionë dollarë amerikanë).