Panairi i Kantonit është manifestimi më i madh dhe më i njohur në botë në fushën e tregtisë. I themeluar në vitin 1957, Panairi i Kantonit është një ngjarje gjithëpërfshirëse e tregtisë ndërkombëtare me historinë më të gjatë, shkallën më të madhe, gamën më të plotë të mallrave dhe burimin më të gjerë të blerësve në Kinë. Panairi i Kantonit ka startuar më 15 tetor sezonin e vjeshtës dhe do të mbyllet më 4 nëntor në edicionin e tij të 136-të. Gazetari i njohur, ekspert i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi komenton për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) sezonin e vjeshtës së këtij panairi.
I themeluar në vitin 1957, Panairi i Kantonit është një ngjarje gjithëpërfshirëse e tregtisë ndërkombëtare me historinë më të gjatë, shkallën më të madhe, gamën më të plotë të mallrave dhe burimin më të gjerë të blerësve në Kinë. Që nga fillimi i tij, panairi ka tërhequr mbi 9.3 milionë vizitorë të huaj dhe ka vendosur marrëdhënie partneriteti me 195 partnerë globalë.
Gjatë 60 viteve të fundit, Panairi i Kantonit është mbajtur me sukses përgjatë 136 sesioneve, duke promovuar në mënyrë efektive bashkëpunimin tregtar dhe shkëmbimet miqësore midis Kinës dhe vendeve dhe rajoneve të tjera anembanë botës.
Sipërfaqja totale e ekspozitës së Panairit të Kantonit të këtij viti u zgjerua në 1.55 milionë metra katrorë, një rritje prej 50,000 metrash katrorë krahasuar me edicionin e mëparshëm;
Panairi i Kantonit zhvillohet një herë në dy vjetët në dy edicione, në pranverë dhe në vjeshtë. Kjo është ekspozita më e madhe gjithëpërfshirëse tregtare e Kinës dhe përbën një nga veprimtaritë më madhështore në kalendarin e tregtisë globale. Gazetari ekspert i ekonomisë Bardhi Sejdarasi komenton edicionin e vjeshtës së këtij panairi për Grupin Mediatik të Kinës
Pamje nga Panairi i Kantonit (Foto Panairi i Kantonit)
CMG: Panairi i Kantonit ka startuar më 15 tetor sezonin e vjeshtës dhe do të mbyllet më 4 nëntor. Kjo veprimtari ka dy zhvillime vjetore, në pranverë dhe vjeshtë. Cili është komenti juaj për këtë sezon të Panairit ?
Bardhi Sejdarasi: Ky është një manifestim mbarëbotëror. Kemi bërë një bisedë kur Shqipëria për here të pare ka mundur të organizojë dy evente të rëndësishme, me të cilat kërkonte që partnerë lokalë, kompani shqiptare apo të rajonit të kishin mundësi të merrnin informacion. Gjëja më e rëndësishme në një panair të këtij niveli është informacioni që duhet të ndahet nga aktorë të ndryshëm të tregut me qëllim që të jesh pjesë e panairit, të mësosh dhe të marrësh të dhëna për të, të vendosësh kontakte. Prandaj ne kemi përmendur slloganin “Be to be”, “ biznes me biznes” dhe ka qenë kënaqësi për mua ta promovoj këtë veprimtari promovuese.
CMG: Kemi besuar që ky promovim do të ishte shumë me vlerë për tregtarët dhe bizneset shqiptare.
Bardhi Sejdarasi: Kështu ka ndodhur. Këtu kemi patur disa kompani. Kina është një treg i madh dhe në panair duhet të shkohet me një produkt të rëndësishëm që të lidhësh kontrata. Por kemi patur kontrata që janë lidhur pikërisht gjatë pjesmarrjes së kompanive shqiptare në këto panaire.
Ka qenë i rëndësishëm si event sepse ne për here të pare jo vetëm që promovuam këtë panair kaq të rëndësishëm botëror, por arritëm të sigurojmë një numër të pranueshëm të 80 kompanive, të cilat morën pjesë dhe një pjesë e tyre sipas mundësive kanë qenë pjesë e këtij panairi në Kinë.
Në një panair të tillë kaq të rëndësishëm ka disa përparësi. E para është aksesi në një treg të ri . E dyta lidhet me modernizimin e teknologjisë, sepse ky panair ofron gjithmonë risi, të cilat janë shumë të rëndësishme sidomos për kompanitë shqiptare që janë në një fazë të kërkimit të tregjeve dhe mundësisë për të investuar në këto tregje.
CMG: Keni dijeni nëse ka kompani shqiptare në këtë sezon të vjeshtës së Panairit të Kantonit?
Bardhi Sejdarasi: Kam dijeni që kanë shkuar në panair kompani që merren me tregtimin e makinave, sidomos të makinave elektrike. Janë dhe disa biznesmenë të tjerë, të cilët janë pjesë e një grupi që ka shkuar për të marrë informacion, jo për të qenë pjesë e eksponateve. Ky panair bën promovimin e produkteve të reja nga të gjitha fushat, veçanërisht në teknologji.
CMG: Cilat janë kategoritë e produkteve që ekspozohen në këtë sezon të Panairit të Kantonit?
Bardhi Sejdarasi: Janë shumë kategori ndër të cilat elektronika, produktet e konstruksionit, transportit. Me rëndësi është sa i përket mbeturinave ushqimore, që për ne janë një problem i madh lidhur me përpunimin e tyre. Po ashtu dhe produktet e shëndetit, të dekoracionit etj. Ekspozohet një game kaq e gjerë artikujsh sa kushdo që të shkojë do të ketë mundësi të gjejë produkte. Duhet të kemi parasysh që sivjet marrin pjesë në panair 229 vende dhe 28 mijë ekspozues. Kemi të bëjmë me një game të madhe produktesh me cilësi të lartë, por dhe një numër i lartë ekspozuesish. Ka arritur qëllimin e vet panairi, por dhe të tejçojë informacionin në kompanitë shqiptare dhe të rajonit, duke përfituar nga ky panair, sepse ekziston mundësia e të bërit tregti.
Bardhi Sejdarasi në intervistë për CMG
CMG: Një biznesmen shqiptar për të marrë pjesë në Panairin e Kantonit duhet të regjistrohet fillimisht
Bardhi Sejdarasi: Është mjaft i thjeshtë regjistrimi që kryhet edhe me celular. Madje ka një avantazh dhe sa i përket kostove sepse Panairi organizohet nga Qendra Ndërkombëtare të Tregtisë. Kompani shqiptare që nuk kanë kapacitete të larta mund të bëhen pjesë e këtij panairi, duke hyrë në siten e tij dhe duke kryer regjistrimin, merr informacionet e duhura.
CMG: Pjesëmarrja individuale e një tregtari shqiptar në këtë panair është e vlefshme për aktivitetin e tij ?
Bardhi Sejdarasi: Nga komunikimet me bizneset ka të tillë tregtarë që marrin pjesë në panair. Një nga kompanitë e njohura shqiptare që bashkëpunon me “Lufthansën”, në bazë të kontratave të nënshkruara në këtë panair dërgon nga Shqipëria për disa orë sasi të konsiderueshme të peshkut ton nga vendi ynë që më pas konsumohen në restorantet e qyteteve kineze. Ky rezultat është realizuar falë këtyre komunikimeve.
CMG: Cila është kjo kompani shqiptare?
Bardhi Sejdarasi: Është “Rozafa” sh.a, një nga kompanitë më të mira në Shqipëri dhe një grup tjetër kanë arritur të sigurojnë një kontratë me kompaninë e njohur të transportit ajror gjermane “Lufthansa”, e cila transporton në disa orë peshkun ton në Kinë. Shumë shpejt do të kemi një dokumentar me këtë temë, se si mund të bëhet sot tregtia në ajër. Kjo lidhet me shkëmbimin e informacionit, që është kryer në këtë panair.
CMG: Më ka bërë përshtypje se nëse kërkon në Google “Panairi i Kantonit” mund të gjej informacione në gjuhën shqipe të shumë kompanive kineze që marrin pjesë në këtë panair
Bardhi Sejdarasi: Kjo po aplikohet prej disa vitesh tashmë. Vetëm në këtë sezon janë 288 korporata multinacionale që janë bërë pjesë e Panairit të Kantonit dhe kjo shifër është 22 për qind më shumë se vitin e kaluar. Ky panair ofron mundësi të shkëmbimeve me biznese tregtare nga e gjithë bota, ku konkurrohet nëpërmjet çmimeve. Shumë shpejt presim që një nga kompanitë më të mira kineze të prodhimit të makinave do të stacionohet në Shqipëri dhe kjo falë shkëmbimeve dhe bashkëpunimit. Në këtë mënyrë tregu zgjerohet dhe nuk duhet të befasohemi nëse një ditë në Shqipëri do të ketë fabrika të prodhimit të makinave elektrike, apo të pjesëve të këmbimit të tyre.
CMG: Sa vjeçare është pjesëmarrja e bizneseve apo tregtarëve shqiptarë në Panairin e Kantonit? Ndoshta ka patur tregtarë që e kanë frekuentuar në mënyrë individuale panairin ndër vite, keni dijeni për këtë?
Bardhi Sejdarasi: Në mënyrë individuale po, por në mënyrë të organizuar mund të themi tre vitet e fundit.
Edicioni 136 i Panairit të Kantonit (Foto Panairi i Kantonit)
CMG: Mund të ketë patur shkëmbime pas viteve 90-të
Bardhi Sejdarasi: Patjetër që ka patur. Por duhet të kemi parasysh dhe kapacitetet e tyre. Për shembull ka patur disa kompani të bimëve medicinale shqiptare që kanë patur vështirësi të mëdha për të kontaktuar me bizneset përkatëse në Kinë. Ndërkohë tani kjo është formatuar mjaft mire, sepse ka kompani që kanë patur një përvojë të mire pune në Kinë . Në këtë panair kaq të madh dhe të rëndësishëm nuk mund të shkojë kushdo, aq më tepër të ekspozojë produktet e veta. Ka disa kompani shqiptare siç është ajo e prodhimit të mjaltit “Morava” që ka hyrë në tregun kinez. Ndërkohë ka dhe kompani të tjera të prodhimeve shqiptare që arrijnë të bëjnë transportin e shpejtë të prodhimeve të tyre edhe në Kinë.
Gjykoj se ka një mundësi të mire që të gjitha ato kompani shqiptare apo dhe në rajonin tone, që e ndjejnë veten se kanë kapacitete, mund të kontaktojnë me Panairin e Kantonit, të marrin informacionet e duhura për t’u bërë pjesë e tij, duke qenë blerës dhe shitës në këtë panair.
CMG: Pjesëmarrja në Panairin e Kantonit e kompanive të huaja është një mundësi për të kontaktuar me kompanitë kineze, por dhe nga vende të tjera
Bardhi Sejdarasi: Panairi këtë qëllim ka. Edhe vetë kompanitë kineze kanë interes të kontantojnë kompani të huaja që kanë përfitime reciproke. Kompanitë shqiptare duhet ta gjejnë në burim atë që kërkojnë, për të mos qenë dorë e dytë apo e tretë në shkëmbimet tregtare. Në këtë panair ke mundësinë të gjesh prodhuesit dhe të kontaktosh direkt me ta, duke lidhur dhe kontrata, pa qenë e nevojshme të lidhen nëpërmjet kompanive të tjera europiane. Panairi ofron kohë të mjaftueshme që bizneset ta bëjnë këtë shkëmbim.
Intervistoi Eda Merepeza