Foto nga VCG
Vlera e shtuar e industrive kineze me intensitet të lartë të patentave në vitin 2022 arriti në 15.32 trilionë juanë (rreth 2.15 trilionë dollarë amerikanë), duke kontribuar në 12.7 për qind të PBB-së së saj, thuhet në një raport të publikuar nga rregullatori më i lartë i pronësisë intelektuale në Kinë, citon “Xinhua”.
Industritë e patentave shfaqin aftësi të forta inovacioni dhe potencial zhvillimi, duke mbështetur angazhimin e vendit për të ndjekur forca të reja prodhuese cilësore dhe zhvillim me cilësi të lartë, vuri në dukje Administrata e Pronësisë Intelektuale e Kinës në një raport të fundit monitorues.
Raporti thekson se nga viti 2018 deri në vitin 2022, vlera e shtuar e industrive kineze me intensitet të lartë të patentave pati një normë mesatare vjetore rritjeje prej 9.36 për qind, duke tejkaluar normën mesatare vjetore të rritjes së PBB-së me 2.37 pikë përqindje gjatë së njëjtës periudhë.
Shërbimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe prodhimi i TIK-ut, si përfaqësues të industrive në zhvillim, arritën rritje dyshifrore të vlerës së shtuar me ritme vjetore rritjeje, përkatësisht 14.86 për qind dhe 10.23 për qind.
Kina ka vendosur një objektiv që industritë e patentavr të kontribuojnë me 13 për qind të PBB-së deri në vitin 2025.