Zakharova: Plani i Ukrainës e shtyn NATO-n në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë
2024-10-18 11:09:39

Foto nga VCG

Plani i fitores i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, po e shtyn NATO-n në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Sipas saj, plani i paraqitur nga presidenti Zelensky do të çojë në shkatërrimin e popullit ukrainas, citon “RTSH”.

Në fjalimin e tij, Zelensky u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të ndërmarrin hapa urgjent për të forcuar Kievin zyrtar në një kohë të pasigurt në një përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit me Rusinë vitin e ardhshëm.

Kremlini më herët bëri të ditur se Ukraina duhet të vijë në vete dhe të kuptojë kotësinë e politikave të tij.