9-mujori i parë, Kina ruan vendin si partnerja e dytë tregtare e Shqipërisë
2024-10-18 15:06:32

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka ruajtur statusin e partneres së dytë të Shqipërisë për sa i përket tregtisë së jashtme në nëntëmujorin e parë të vitit, tregojnë të dhënat e publikuara së fundmi prej Institutit të Statistikave të Shqipërisë.

Megjithëse gjatë kësaj periudhe eksportet shqiptare ranë 14.2 % krahasuar me një vit më parë, Shqipëria pati një rritje të ndjeshme prej 23.4 % të eksporteve në Kinë. Ndërkohë, importet nga Kina njohën një ulje të lehtë prej 0.1 %.

Në përgjithësi, tregtia me vendin aziatik në nëntëmujorin e parë të vitit zuri 8.2 % të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, pas Italisë me 27.8 % e duke kaluar Turqinë (8.1 %) dhe Greqinë (7.2 %).

Që prej gjashtëmujorit të parë të vitit 2023, Kina ka qenë vazhdimisht numri dy ndër partnerët tregtarë të Shqipërisë.  (Artan Goga)