foto: RTSH
Vendet europiane dhe një pjesë e vogël e grupeve jofitimprurëse kanë ofruar 700 milionë dollarë (627.4 milionë euro) për të financuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
OBSH-ja synon të përdorë mbi 300 milionë dollarë (268.9 milionë euro) tashmë të akorduara nga Bashkimi Europian dhe Bashkimi Afrikan për të parandaluar 40 milionë vdekje të parandalueshme nga sëmundjet gjatë katër viteve të ardhshme, bën të ditur “RTSH”.
Gjermania do të jetë shpenzuesi më i madh, duke premtuar afro 400 milionë dollarë (358.5 milionë euro).
OBSH-ja financohet nëpërmjet një kombinimi të tarifave të shteteve anëtare të cilat bazohen në prodhimet e brendshme bruto të vendeve dhe kontributeve vullnetare nga qeveritë, organizatat jofitimprurëse dhe grupet e tjera.
Shumica e parave janë të destinuara për programe apo tema specifike globale shëndetësore.
Në vitin 2022, vendet ranë dakord të rrisin tarifat e tyre të anëtarësimit për të mbuluar 50 për qind të buxhetit bazë të OBSH-së deri në vitin 2030, nga 13 për qind në 2022-shin.