Foto nga VCG
47 qendra të menaxhimit të shpejtë të pronësisë intelektuale (IP) në nivel kombëtar janë ndërtuar ose janë në ndërtim e sipër në të gjithë Kinën, ndërsa vendi forcon mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, njoftoi të enjten rregullatori kryesor i pronësisë intelektuale, citon “Xinhua”.
Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale të Kinës (CNIPA) miratoi së fundi ngritjen e dy qendrave të reja në qytetet Linhai dhe Yuyao në provincën Zhejiang të Kinës lindore. Ato do të ofrojnë shërbime të përshpejtuara të mbrojtjes së pronësisë intelektuale për industrinë e modës dhe kohës së lirë në Linhai dhe industrinë e produkteve plastike në Yuyao, duke mundësuar që patentat e dizajnit në këta sektorë të aplikohen dhe të jepen brenda një afati të shkurtër kohor, sipas një zyrtari të CNIPA.
“Kjo iniciativë do të ndihmojë në ndërtimin e një grupi të specializuar talentesh për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, rritjen e efektivitetit të mbrojtjes së pronësisë intelektuale në sektorin e mallrave të konsumit me lëvizje të shpejtë dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për inovacionin dhe zhvillimin e biznesit, duke promovuar kështu rritjen e ndërmarrjet të vogla dhe të mesme private”,- tha zyrtari.
Sipas tij, zhvillimi i këtyre dy qendrave do të tërheqë më tej talente të jashtëzakonshme të dizajnit në këto rajone, do të përmirësojë nivelin e dizajnit të produktit, do të mbështesë modernizimin e industrive tradicionale dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë.