Pekini lëshon alarmin blu për valën e të ftohtit
2024-10-18 13:07:06

Foto nga VCG

Pekini lëshoi të enjten një alarm blu për valën e të ftohtit, që pritet ta përfshijë kryeqytetin kinez deri të dielën, me temperaturat që do të bien me rreth 10 gradë celsius, njoftoi Shërbimit lokal Meteorologjik, shkruan “Xinhua”.

Kryesinoptikani Zhai Liang deklaroi se për shkak të ndikimit të rrymave të ftohta të ajrit, Pekini do të ketë reshje shiu, erëra të forta dhe rënie të ndjeshme të temperaturave deri të dielën.

Duke filluar nga mbrëmja e sotme, temperaturat në Pekin do të ulen me 8 deri në 10 gradë celsius.

Parashikohet që të dielën temperatura maksimale gjatë ditës të zbresë rreth 10 gradë celsius, ndërsa temperatura minimale gjatë natës të zbresë rreth 3 gradë, kurse në zonat malore temperatura minimale do të zbresë nën 0 gradë.

Zhai theksoi se temperaturat në Pekin pritet të ngrihen ngadalë duke filluar nga 21 tetori.