Banka Botërore ul normën e interesit të huave, shton 30 miliardë dollarë në fondin e saj të kredive
2024-10-18 15:03:47

Banka Botërore po bën disa ndryshime me qëllim që të shtojë kapacitetin e saj huadhënës dhe t’i bëjnë huat më të përballueshme.

Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim do të zbresë normën e interesit në 18 për qind, duke e ulur atë me një për qind nga shkalla e tanishme, një hap që do të shtojë 30 miliardë dollarë në fondin e saj të kredive, shkruan “Panorama”.

Vendimi, sipas një komunikate të publikuar të martën nga Banka Botërore, krahas ndryshimeve paraprake, do të krijojë mbi 150 miliardë dollarë fonde shtesë për kredi në 10 vitet e ardhshme.

Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga, deklaroi në një intervistë mediatike se reformat ishin rekomanduar nga një raport i pavarur, i hartuar për një grup prej 20 shtetesh, ku bëjnë pjesë shtetet më të pasura dhe ato në zhvillim e sipër.

Ndryshimet po ashtu janë kërkuar nga palët e interesuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara, sipas presidentit.

Ai theksoi se norma më e ulët e interesit u mundëson që të japin më shumë kredi.