Spanja kundërshton propozimin për krijimin e qendrave të azilit jashtë BE-së
2024-10-18 17:18:02

Kryeministri spanjoll (Foto Atsh)

Kryeministri spanjoll (Foto Atsh)

Qeveria e Spanjës ka refuzuar propozimin për krijimin e qendrave të azilit në vendet jashtë Bashkimit Europian, përpara samitit të liderëve të BE-së të planifikuar këtë javë.

Ministrja spanjolle e Punës, Yolanda Díaz, nga partia e majtë Sumar, pjesë e koalicionit qeverisës të Spanjës, tha se nuk ishte dakord me idenë, shkruan “ATSH”.

“Politika e emigracionit që po zhvillojmë tashmë po funksionon”,- tha zëdhënësja e qeverisë, Pilar Alegria, duke e kundërshtuar kategorikisht një plan të tillë.

Një debat i vazhdueshëm në Spanjë është duke u zhvilluar mbi planin për të përdorur një aeroport relativisht të ri, por pothuajse të papërdorur në rajonin qendror të Castilla-La Mancha, si një qendër pritjeje për emigrantët.

Shumë emigrantë, përfshirë të mitur, kanë mbërritur në Ishujt Kanarie, një arkipelag spanjoll në brigjet e Afrikës veriperëndimore, muajt e fundit.

Ishujt Kanarie po bëjnë presion për një shpërndarje të drejtë të këtyre emigrantëve dhe mbështetje nga qeveria qendrore.