Presidenti ukrainas zbulon planin e fitores
2024-10-18 10:53:16

Foto nga VCG

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paraqiti në Parlamentin ukrainas të ashtuquajturin planin e tij të fitores, që synon të kërkojë një paqe të drejtë në konfliktin me Rusinë falë ndihmës dhe garancive nga aleatët, bën të ditur “RTSH”.

“Plani i fitores së Ukrainës është një plan për të forcuar shtetin dhe pozitat tona, për të qenë mjaftueshëm të fortë për t'i dhënë fund konfliktit. Nëse fillojmë të lëvizim me këtë plan konkret të fitores tani, mund të arrijmë t'i japim fund konfliktit jo më vonë se vitin e ardhshëm”,- tha Zelenskyy.

Sipas tij, plani mund të zbatohet, por varet nga partnerët dhe jo nga Rusia. Presidenti ukrainas ua ka paraqitur planin e tij udhëheqësve amerikanë dhe europianë.

“Rusia ende i shmanget diplomacisë së ndershme dhe hedh më shumë ultimatume mes bombave”,- tha Zelenskyy.

Ukraina u propozon partnerëve nga Bashkimi Europian dhe SHBA-ja që të nënshkruajnë një marrëveshje të veçantë për përdorimin e përbashkët të burimeve kritike të Ukrainës, si litiumi, gazi, titani dhe të prodhojnë energji së bashku në të ardhmen.

Ukraina do të forconte sigurinë europiane falë ushtrisë së saj.

“Nëse partnerët bien dakord, ne parashikojmë zëvendësimin e disa kontingjenteve ushtarake të forcave të armatosura amerikane të stacionuara në Europë me njësi ukrainase. Ukrainasit kanë provuar se mund të jenë një forcë që e keqja ruse nuk mund ta kapërcejë”,- tha presidenti Zelenskyy.