Xi Jinping-u jep udhëzime të rëndësishme për krijimin e Grupit të Riciklimit të Burimeve të Kinës
2024-10-18 14:34:26

Foto nga VCG

Xi Jinping, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president i vendit dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, së fundi shpalli udhëzime të rëndësishme për krijimin e Grupit të Riciklimit të Burimeve të Kinës. Ai theksoi se krijimi i këtij grupi është një hap i rëndësishëm nga Komiteti Qendror i Partisë për fokusimin në përmirësimin e sistemit ekonomik të zhvillimit qarkullues të gjelbër e me karbon të ulët dhe në promovimin gjithëpërfshirës të ndërtimit të një Kine të bukur. Grupi i Riciklimit të Burimeve i Kinës duhet të zbatojë plotësisht dhe saktësisht konceptin e zhvillimit të ri, të zbatojë tërësisht strategjinë gjithëpërfshirëse të ruajtjes, t'i përmbahet riciklimit të mbetjeve, të ketë bashkëpunim të hapur të drejtuar nga inovacioni, të përpiqet të arrijë funksionimin e lirshëm të zinxhirit të riciklimit të burimeve për të krijuar një platformë kombëtare për riciklimin e ripërdorimin e burimeve dhe të promovojë përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe nivelit të riciklimit ekonomik kombëtar.

Li Qiang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryeministër i Kinës, shpalli një udhëzim ku thuhet se është e nevojshme të zbatohen tërësisht vendimet dhe planet e Komitetit Qendror të Partisë dhe udhëzimet e Sekretarit të Përgjithshëm. Li tha se duhet mbajtur parasysh misioni dhe përgjegjësitë, të vihet theksi te strategjitë kombëtare dhe të ndërtohet një sistem riciklimi dhe ripërdorimi i burimeve me shumë nivele, tredimensional dhe efikas, të ndërtohet një grup i industrisë së riciklimit të burimeve i klasit botëror dhe të jepet kontribut në garantimin e sigurisë së burimeve kombëtare dhe promovimin e zhvillimit ekonomik e shoqëror me cilësi të lartë.

Konferenca e themelimit të Grupit të Riciklimit të Burimeve të Kinës u mbajt në Tianjin të premten paradite. (Çang Çuo)