Shefja e FMN-së përshëndet angazhimin e Kinës ndaj synimeve klimaterike
2024-10-18 14:52:54

foto: VCG

foto: VCG

Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, përshëndeti përpjekjet e Kinës në ndjekjen e synimeve klimaterike, duke theksuar përparimin e shpejtë të vendit të nxitur nga politikat e shëndosha. “Kina mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj qëllimeve të saj klimaterike”,- tha ajo në Konferencën Globale të Liderëve ESG (mjedisore, sociale dhe qeverisje) 2024 përmes lidhjes video, citon “Xinhua”.

Georgieva tha se politikat e Kinës, duke përfshirë skemën e emetimeve, e bënë më të lehtë arritjen e këtyre qëllimeve duke rritur gjithashtu të ardhurat.

Ajo tha se Trusti i Rezistencës dhe Qëndrueshmërisë (RST), i krijuar nga FMN-ja, ka mobilizuar tashmë 46 miliardë dollarë amerikanë në mbështetje të politikave klimaterike midis anëtarëve të FMN-së.

foto: VCG

foto: VCG

RST-ja u lançua në vitin 2022 për të ndihmuar vendet e cenueshme të përballen me ndryshimet klimaterike dhe sfida të tjera.

“Do të doja të shfrytëzoja rastin të falënderoja Kinën për kontributin e saj në RST”,- shtoi ajo.

Konferenca e Liderëve Globalë të ESG-së 2024 po mbahet në Shangai nga 16 deri më 18 tetor, duke tërhequr drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe liderë të industrisë, si dhe ekspertë mjedisorë.