fermerë francezë/VCG
Të përballur me një situatë ekonomike që konsiderohet e padurueshme, fermerët në disa vende europiane po kërcënojnë të nisin një lëvizje të re proteste në shkallë të gjerë në nëntor.
Sipas raportimeve mediatike, Arnaud Rousseau, president i Federatës Kombëtare të Sindikatave të Fermerëve të Francës (FNSEA), dhe Jérôme Bayle, një figurë udhëheqëse e mobilizimeve të kaluara bujqësore, folën për një veprim të koordinuar dhe në shkallë të gjerë, citon “RTSH”.
Më në detaje, në deklaratat e tij, Arnaud Rousseau iu kthye arsyeve të zemërimit të fermerëve. Për të, angazhimet e qeverisë ende nuk janë përmbushur dhe tashmë priten masa konkrete dhe thjeshtuese.
fermerë spanjollë/VCG
Nëpërmjet presidentit të saj, sindikata kryesore e bujqësisë paralajmëroi për një valë të paprecedentë mobilizimi që mund të prekë mbarë Europën.
“Ne thamë se do të merrnim vendime në nëntor”,- paralajmëroi Arnaud Rousseau.