Dita Ndërkombëtare e Çrrënjosjes së Varfërisë, Guterres: Investoni te njerëzit
2024-10-18 15:09:00

foto: VCG

foto: VCG

“Për t’i dhënë fund varfërisë globale duhet t’i japim përparësi investimeve për punë të denjë. Për të nxitur zhvillimin vendet të investojnë te njerëzit e tyre”. Deklarata u bë nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në Ditën Ndërkombëtare të Çrrënjosjes së Varfërisë.

Sipas të dhënave që ndan OKB-ja, varfëria ekstreme përkufizohet si mbijetesa me më pak se 2.15 dollarë për person në ditë, bazuar në fuqinë blerëse të vitit 2017, shkruan “ATSH”.

foto: VCG

foto: VCG

Deri në fund të vitit 2022, 8.4 për qind e popullsisë së botës ose deri në 670 milionë njerëz jetonin në varfëri ekstreme dhe sipas përllogaritjeve, rreth 7 për qind e popullsisë globale (diku rreth 575 milionë njerëz) do të mund të gjenden ende të bllokuar në varfëri ekstreme në vitin 2030.

Në përgjigje të krizës së kostos së jetesës, 105 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara njoftuan marrjen e 350 masave të mbrojtjes sociale midis shkurtit 2022 dhe shkurtit 2023.

Tema e kësaj dite për vitin 2024 është: “Dhënia fund keqtrajtimit social dhe institucional. Veprimi së bashku për shoqëri të drejta, paqësore dhe gjithëpërfshirëse”.