Marrëveshja Shqipëri- Itali, mbërrijnë 16 emigrantët e parë në Shëngjin
2024-10-17 13:12:59
Foto nga VCG
Mëngjesin e së mërkurës, anija italiane me 16 emigrantë zbarkoi në portin e Shëngjinit, duke regjistruar grupin e parë të emigrantëve të ardhur në kuadër të marrëveshjes me Italinë.
Në mesin e tyre janë 10 emigrantë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, të cilët janë shpëtuar në det, pas nisjes nga Libia.
Marrëveshja e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë në nëntor të vitit të kaluar parashikon që për një periudhë pesëvjeçare, Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 emigrantë në vit, shkruan “ATSH”.
Italia ka pranuar të strehojë emigrantët që fitojnë azilin. Ata që nuk e fitojnë azilin, do të dëbohen direkt nga Shqipëria.
Lajmet Kryesore