Raporti: Mbi 120 depozita të reja mineralesh të zbuluara në Kinë në vitin 2023
2024-10-17 10:26:23

Foto nga VCG

124 depozita të reja mineralesh u zbuluan në Kinë në vitin 2023, thuhet në raportin “Burimet Minerale të Kinës 2024”, të publikuar nga Ministria e Burimeve Natyrore në Konferencën dhe Ekspozitën e 26-të të Minierave të zhvilluar në komunën Tianjin të Kinës veriore, citon “Xinhua”.

Raporti fokusohet në progresin e ri që nga viti 2023 në studimin dhe vlerësimin gjeologjik dhe mineral, kërkimin dhe zhvillimin e burimeve minerale dhe restaurimin ekologjik të minierave, ndër fusha të tjera.

Nga 124 vendburimet e reja të mineraleve të zbuluara, 16 janë vendburime gëlqerore për ndërtim dhe 10 vendburime grafiti, duke i bërë ato ndër më të bollshmet.

Deri në fund të vitit 2023, në Kinë ishin zbuluar gjithsej 173 lloje mineralesh.

Raporti vë në dukje se, për sa i përket kërkimit të naftës dhe gazit, përparime të mëdha ishin bërë në shtresa të reja dhe zona të reja në basenet e mëdha të naftës dhe gazit si në Tarim, Junggar dhe Bohai Bay.

Për sa i përket eksplorimit të mineraleve jo naftë e gaz, përparim i dukshëm ishte arritur në qymyr, bakër, ar, litium dhe fosfor.

Konferenca dhe ekspozita katër ditore do të përmbyllet të premten.