Foto nga VCG
Provinca Hainan regjistroi në total 205.95 miliardë juanë (rreth 28.93 miliardë dollarë amerikanë) importe dhe eksporte mallrash në tre tremujorët e parë të këtij viti. Kjo është hera e parë që tregtia e mallrave të provincës ka tejkaluar shifrën prej 200 miliardë juanë në të njëjtën periudhë, sipas informacioneve të zbuluara në një konferencë shtypi të mbajtur nga Dogana Haikou, cituar nga “Xinhua”.
Tregtia e mallrave të provincës me vendet partnere të nismës “Një brez, një rrugë” arriti në 117.25 miliardë juanë në tre tremujorët e parë, 43.9 për qind më shumë nga një vit më parë. Ndërkohë, tregtia e mallrave të Hainanit me vendet e ASEAN-it u rrit me 70 për qind në bazë vjetore.
Eksporti i produkteve të gatshme industriale të provincës u rrit me shpejtësi gjatë kësaj periudhe, duke zënë mbi 70 për qind të vlerës totale të eksporteve. Veçanërisht, me ndërtimin e Portit të Tregtisë së Lirë, numri i kompanive të reja të tregtisë së jashtme të regjistruara rishtazi në Hainan ka tejkaluar 70.000 që nga qershori 2020, duke sjellë një rritje të konsiderueshme në zhvillimin e tregtisë së jashtme të provincës.