OKB: Izraeli urdhëron evakuimin e më shumë se 25% të territorit të Libanit
2024-10-17 11:17:29

Foto nga VCG

Izraeli ka lëshuar urdhra evakuimi që mbulojnë më shumë se një të katërtën e territorit të Libanit, deklaroi në një konferencë shtypi në Gjenevë drejtoresha për Lindjen e Mesme e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Rema Jamous Imseis, citon “ATSH”.

“Pjesa e territorit të vendit të shënjestruar aktualisht nga trupat e Forcave të Mbrojtjes (IDF) bazohet në urdhrat e reja të evakuimit të Izraelit në 20 fshatra në Libanin jugor”,- deklaroi Imseis.

Sipas saj, njerëzit i dëgjojnë këto thirrje për t’u evakuuar dhe për të ikur pothuajse pa asgjë.