< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Për herë të parë në Shqipëri organizohet kampionati botëror për të rritur në mundje
2024-10-17 09:54:33

Foto nga ATSH

Federata Shqiptare e Mundjes do të sjellë për herë të parë në Shqipëri Kampionatin Botëror për të rritur, Kongresin Botëror të Mundjes si dhe për herë të dytë Kampionatin Botëror U23, me pjesëmarrjen e 80 shteteve, ku të pranishëm do të jenë plot 2300 sportistë dhe trajnerë nga e gjithë bota, shkruan “ATSH”.

Kampionati Botëror U23 do të zhvillohet në datat 21-27 tetor pranë ambienteve të Parkut Olimpik “Feti Borova”.

Kampionati Botëror për të rritur (peshat joolimpike) do të zhvillohet në datat 21-27 tetor pranë ambienteve të Parkut Olimpik “Feti Borova”.

Ndërsa Kongresi Botëror i Mundjes do të zhvillohet në datën 27 tetor, pranë “Ajman Park”, në Shijak.

Federata e Mundjes bën të ditur se kjo është hera e parë që Shqipëria listohet si i pari shtet i vogël që organizon evente të këtij kalibri.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree