Ditët e fundit, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan Joe Biden i shtyu vizitat e planifikuara për të zhvilluar në mes të tetorit në Gjermani dhe Angolë, për shkak të nevojave të përballimit të uraganit në ShBA. Vizita në Angolë ishte një premtim i bërë nga Biden-i për të vizituar Afrikën më shumë se një vit më parë, por nuk ka qenë e mundur për arsye të ndryshme. Tani nga mandati i tij si president kanë mbetur më pak se tre muaj. Plani i vizitës së tij në Afrikë përballet me paqartësi të mëdha.
Në të kaluarën, ShBA-ja ka bërë shumë premtime për Afrikën, por shumica e tyre janë të parealizuara.
Foto nga CMG
ShBA-ja e quan veten si "dhënësja më e madhe e ndihmës ndaj vendeve të tjera në botë". Në Samitin ShBA-Afrikë në dhjetor të vitit 2022, ShBA-ja premtoi një investim prej 55 miliardë dollarësh amerikane për të mbështetur "Agjendën e Bashkimit Afrikan 2063". Në gushtin e këtij viti, ShBA-ja deklaroi një ndihmë humanitare shtesë prej afro 536 milionë dollarësh amerikanë për rajonet e Afrikës në jug të Saharës. ShBA-ja tha se vlera e përgjithshme e ndihmës së saj për këto rajone në vitin 2024 ka arritur në afro 3.7 miliardë dollarë.
Në fakt, ndihma amerikane për Afrikën nuk është e vogël, por shumica e saj nuk favorizon popujt afrikanë, por shkon për vetë ShBA-në. Një pjesë e madhe e ndihmës shpenzohet për ekspertët dhe studiuesit e programeve të organizatave përkatëse të ShBA-së, që gëzojnë subvencione të ndryshme, fonde studimi, shpenzime në hotele me 5 yje etj. Çdo vit, shpenzimet e udhëtimit të grupeve të ekspertëve zënë një pjesë shumë të madhe të fondeve. Përveç kësaj, edhe fondet që jepen nga organizatat e ndryshme amerikane për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në Afrikë përfshihen në shumën e ndihmës së ShBA-së.
Një pjesë e ndihmës së ShBA-së ka qëllime politike dashakeqe. Shumica e ndihmës së ShBA-së synon për të mbështetur trajnime të ndryshme, seminare, organizata joqeveritare etj., si edhe për të përkrahur fraksionet antiqeveritare. Kjo ndihmë jo vetëm nuk favorizon zhvillimin shoqëror të qëndrueshëm, por edhe ka prishur rendin e brendshëm të disa vendeve afrikane. Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis tha sinqerisht: "Ndihma e ShBA-së ndaj vendeve të tjera nuk është bamirësi, por një investim strategjik për sigurinë e saj".
Foto nga CMG
Nga ana tjetër, premtimet e ShBA-së janë joreale dhe jopraktike, Për shembull, në Samitin ShBA-Afrikë të vitit 2022, pala amerikane premtoi 55 miliardë dollarë investime për të përkrahur "Agjendën e Bashkimit të Afrikës 2063", por vetëm 15 miliardë dollarë janë për projektet e reja, ndërsa mbi 40 miliardë dollarë përshihen në projektet e kaluara, duke u llogaritur përsëri në premtimet e ndihmës. Prandaj Amaka Anku, kryeanaliste për Afrikën në Grupin e Eurazisë, është e mendimit se ndihmës së ShBA-së ndaj Afrikës i mungon sinqeriteti.
Kësisoj, investimet ose ndihma e ShBA-së për Afrikën janë veprime politike të ShBA-së për të ruajtur interesat e vet. Këto veprime hegjemoniste të ShBA-së do të bëjnë që ajo të humbë besimin e popujve afrikanë.(Xu Guang)