4 male kryesore për shijimin e gjetheve të kuqe në Kinë
2024-10-17 13:58:49

Foto CFP

Foto CFP

Kur mbulojnë tokën ngjyrat e gjalla të vjeshtës, filloi stina më e mirë për shijimin e gjetheve mahnitëse të kuqe në Kinë. 4 destinacionet kryesore të Kinës për të shikuar gjethet e kuqe janë: parku Xiangshan në Pekin, mali Qixia në Nanjing, mali Tianping në Suzhou dhe mali Yuelu në Changsha.

Parku Xiangshan i vendosur në periferinë perëndimore të Pekinit, ishte një kopsht perandorak dhe është i njohur për kodrat e pyllëzuara. Në kodrat u mbollën me mbi 100 mijë pemë tymuese, gjethet e kuqe në vjeshtë ofrojnë një skenë fantastike si ëndërr. Koha më e mirë për shikimin e gjetheve të kuqe në Xiangshan është fundi i tetorit.

Mali Qixia në qytetin Nanjing të provincës Jiangsu të Kinës lindore, është sinonimi i panjeve të kuqe. Pylli i panjeve në mal ka një histori mbi 1700 vjeçare. Në malin Qixia ka mbi 10 lloje gjethesh të kuqe dhe qindra pemë panje mbi 100 vjeçare. Peizazhi i bukur në vjeshtë i malit Qixia është përshkruar prej kohësh në poezi të letrarëve të dinastive të ndryshme.

Mali Tianping i Suzhout gjendet gjithashtu në provincën Jiangsu, i cili është i famshëm për “3 mrekulli”: shkëmbinj në forma të ndryshme, burime të tejdukshme dhe panje të kuqe. Panje më të hershme në malin Tianping u mbollën në dinastinë Ming (1368-1644) nga pasardhësi i personalitetit të dinastisë Song (960-1276), Fan Zhongyan. Gjethet panjeve janë në formë trekëndore dhe në një panje mund të shfaqen ngjyra të ndryshme duke formuar një peizazh spektakolar.

Më në jug, mali Yuelu në Changsha të provincës Hunan është një "muze botanik" në natyrë me afro 1000 lloje bimësh. Ky është një destinacion kryesor për shikimin e panjeve, pasi gjethet e kuqe të zjarrta në fund të vjeshtës e transformojnë peizazhin pyjor në një mrekulli natyrore.

Sezoni më i përshtatshëm për shijimin e gjetheve të kuqe në parkun Xiangshan është në fund të tetorit, kurse në tre destinacione të tjera në jug - malet Qixia, Tianping dhe Yuelu, sezoni i shikimit të gjetheve është nga mesi deri në fund të nëntorit. Sigurisht, krahas këtyre katër maleve të famshme, shumë pika të çmuar në të gjithë Kinën ofrojnë gjithashtu pamje mahnitëse të vjeshtës, duke i ftuar vizitorët të përqafojnë bukurinë poetike dhe romantike të stinës. (Fani)