Banka e Shqipërisë (Foto RTSH)
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në publikimin mbi statistikat e llogarive financiare për vitin 2023 tregojnë se ekonomitë familjare zotërojnë rreth 34% të totalit të mjeteve financiare të brendshme.
Pasuritë financiare të familjeve shqiptare në formën depozitave, monedhave, kapitalit apo edhe fondeve të investimit arritën në 2.78 trilionë lekë në vitin 2023 ose rreth 28 miliardë euro. Në harkun kohor të një viti ato janë rritur me 142 miliardë lekë, bën të ditur “RTSH”.
Instrumenti kryesor i përdorur nga ekonomitë familjare vijon të jetë “monedha dhe depozitat”, i cili përfaqëson 48.6% të mjeteve financiare të këtij sektori. Ndërkohë, kapitali dhe aksione në fonde investimi përbëjnë rreth 42% të totalit të mjeteve financiare.