emigrantë nga Lindja e Mesme/VCG
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka shprehur shqetësimin se konflikti në rritje në Lindjen e Mesme do të rezultojë në probleme shtesë të emigracionit.
“Gjatë javëve të fundit, më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur dhe ekziston një potencial i qartë për zhvendosje të mëtejshme”,- shkroi von der Leyen në një raport të përgatitur për një samit të BE-së mbi tema përfshirë emigracionin, citon “ATSH”.
Sipas saj, planet e emergjencës duhet të zhvillohen si për Bashkimin Europian ashtu edhe për partnerët ndërkombëtarë.
Ajo vuri në dukje se një numër i konsiderueshëm refugjatësh nga Lindja e Mesme janë zhvendosur së fundmi në Siri. Shumë nga këta njerëz janë nga Libani, ku Izraeli aktualisht po shkëmben zjarr me milicinë e Hezbollahut të mbështetur nga Irani.
Von der Leyen vuri në dukje se njoftimi i fundit i bllokut për ndihmë shtesë humanitare në vlerë prej 30 milionë euro (32.7 milionë dollarë) e çon totalin e BE-
së për këtë vit në më shumë se 100 milionë euro.