Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar do të vizitojë Kinën
2024-10-17 21:29:45

Foto/VCG

Foto/VCG

Me ftesë të anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kinës Wang Yi, David Lammy, sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit i Mbretërisë së Bashkuar, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë nga 18 deri më 19 tetor. Njoftimin e bëri të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning.