Vendbanimi i periudhës neolitike zbulohet në Kinën veriore
2024-10-17 10:40:56

Foto VCG 

Një vendbanim i periudhës neolitike, që daton afërsisht 6000 vjet më parë, u gjet në provincën Hebei të Kinës veriore, duke ofruar prova të reja për arkeologët që të kenë një kuptim më të thellë të zhvillimit kulturor dhe ndryshimeve në epokën e hershme neolitike të Kinës, shkruan “Xinhua”. 

Siti i relikteve Nanpanshi ndodhet në kontenë Lincheng të Hebeit dhe gërmimi i tij filloi në gusht. Arkeologët nga Universiteti Normal Hebei, Instituti Provincial i Hebeit të Relikteve Kulturore dhe Arkeologjisë, si dhe autoritetet lokale të ngarkuara për mbrojtjen e relikteve kulturore kanë gërmuar rreth 300 metra katrorë të zonës, me punën në terren që pritet të përfundojë deri në fund të tetorit. Sipas He Xiangdong, një student pasuniversitar në Kolegjin e Historisë dhe Kulturës në Universitetin Normal Hebei, në këtë sit janë zbuluar sende kockash, qeramikë dhe vegla guri, së bashku me themelet e shtëpive, varret, vendet e varrimit të urnave dhe gropat e hirit. Suo Lixia, nga Autoriteti i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Relikteve Kulturore në Lincheng, shpjegoi se gjatë periudhës së neolitit, varrosjet me urna përdoreshin për fëmijët që kishin vdekur të vegjël, me trupat e tyre të vendosur në enë të mbuluara me qeramikë dhe të varrosur pranë shtëpive.  “Reliktet mund të ofrojnë njohuri për kushtet e jetesës dhe produktivitetin e njerëzve të asaj kohe”,- tha Liu Zhenhua, zyrtar përgjegjës për kulturën dhe turizmin në Lincheng, duke shtuar se ka plane për të ngritur një park të relikteve arkeologjike në vend.