Foto nga Xinhua
Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping dhe e dërguar e posaçme e UNESCO-s për përparimin e arsimimit të vajzave dhe grave, i dërgoi një mesazh urimi ceremonisë së dhënies së çmimeve të vitit 2024 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) për arsimimin e vajzave dhe grave, të mbajtur të mërkurën në Paris të Francës.
Në urimin e saj, Peng shprehu nderim të lartë dhe urimet më të mira për organizatat fituese të çmimeve nga Uganda dhe Zambia, duke thënë se arsimimi i vajzave dhe grave ka një ndikim të madh në rritjen dhe zhvillimin e tyre, në mirëqenien e shumë familjeve dhe në të ardhmen e botës.
Ajo shprehu shpresën që të gjitha qarqet të mbështesim fuqishëm edukimin shëndetësor dhe edukimin digjital ndër vajzave e grave, ta zhvillojnë dhe ta përshtasin edukimin shkencor më shumë në drejtim të tyre dhe t'i ndihmojnë ato të arrijnë kushte më të mira shëndetësore, aftësi digjitale dhe njohuri shkencore, veçanërisht kompetencën për të krijuar risi e për të filluar biznes, në mënyrë që të kontribuojnë në përparimin e arsimimit dhe zhvillimit të grave në epokën e re.
Peng tha se Kina i ka kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe kauzës së arsimimit të vajzave dhe grave, duke nxitur në mënyrë aktive kauzën globale të arsimimit të grave dhe duke përmirësuar vazhdimisht mjedisin arsimor për gratë në Kinë.
Foto nga Xinhua
Ajo shtoi se, si e dërguar e posaçme e UNESCO-s për arsimimin e vajzave dhe grave, është e gatshme të punojë me të gjitha palët për bashkimin e përpjekjeve për të arritur barazinë gjinore e për të çuar përpara kauzën globale të grave.
Çmimi i UNESCO-s për arsimimin e vajzave dhe grave, i krijuar nga Kina në bashkëpunim me UNESCO-n, është çmimi i vetëm i kësaj organizate për promovimin e arsimimit të vajzave dhe grave. Ai luan një rol jetik në promovimin e konceptit të barazisë gjinore në arsim e të praktikave të mira përkatëse, si dhe në zbatimin e barazisë gjinore si një përparësi globale.(Xu Guang)