Kina intensifikon furnizimin me ushqim mes shtimit të ngjarjeve ekstreme të motit
2024-10-17 10:39:56

 Foto VCG

Kina ka përforcuar furnizimin e saj me ushqim në përgjigje të shtimit të ngjarjeve ekstreme të motit dhe fatkeqësive natyrore, tha një zyrtar të mërkurën.

Me mbi 1200 stacione monitorimi të informacionit të tregut të drithërave të krijuara në mbarë vendin, vendi po ndjek ndryshimet në inventarin e drithërave, çmimet dhe shitjet për të siguruar që rreziqet të identifikohen menjëherë, tha Liu Huanxin, kreu i Administratës Kombëtare të Ushqimit dhe Rezervave Strategjike, gjatë një interviste me “Xinhua”.

Të gjitha autoritetet e ushqimit kanë zhvilluar plane emergjence, ndërsa mbi 59.000 pika të furnizimit me ushqim urgjent janë vënë në përdorim në mbarë vendin, tha Liu.

Ai vuri në dukje se pavarësisht luhatjeve të tregut global të ushqimit në vitet e fundit, çmimet e ushqimeve në Kinë kanë mbetur relativisht të qëndrueshme falë korrjeve të njëpasnjëshme të parakohshme, inventarëve të mjaftueshëm dhe masave efektive rregullatore të tregut.