Të martën pasdite, presidenti kinez Xi Jinping vizitoi kontenë Dongshan të qytetit Zhangzhou të provincës Fujian në Kinën Juglindore, ku inspektoi punën në fshatin Aojiao të qytezës Chencheng, sallën përkujtimore të Gu Wenchang-ut dhe parkun industrialo-kulturor Guandi për t'u njohur me rigjallërimin rural, trashëgimin e traditave, mbrojtjen e trashëgimive kulturore etj.
Fshati Aojiao gjendet në juglindje të kontesë Dongshan dhe ka një sipërfaqe prej 6.83 kilometrash katrorë. Me pozitën gjeografike i rrethuar prej detit nga tre anë, Aojiao ka zhvilluar kryesisht pesë sektorë, përkatësisht peshkimin, mbarështimin e kafshëve ujore, përpunimin e produkteve detare, tregtinë elektronike dhe turizmin rural. Në vitin 2023, të ardhurat e fshatit arritën në 1.73 milionë juanë, kurse të ardhurat mesatare për frymë të banorëve të tij ishin 58 mijë juanë. Aojiao ka fituar çmime si "Fshat i qytetëruar i vendit", "Fshati më i bukur i peshkimit i vendit" etj.
Salla përkujtimore e Gu Wenchang-ut u hap në shkurt të vitit 2004 dhe shfaq kontributin e ish-sekretarit të Komitetit të Partisë të kontesë, Gu Wenchang, për ndryshimin e mjedisit ekologjik dhe pamjes së prapambetur të kontesë Dongshan. (Fani)
