Li Qiang merr pjesë në takimin e 23-të të Këshillit të Krerëve të Qeverive (Kryeministrave) të Shteteve Anëtare të OBSh-së
2024-10-16 20:20:15

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kryeministri kinez Li Qiang mori pjesë të mërkurën në Islamabad të Pakistanit në takimin e 23-të të Krerëve të Qeverive (Kryeministrave) të Shteteve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh). Në takim ishin të pranishëm udhëheqësit e vendeve anëtare të OBSh-së dhe të vendeve vëzhguese.

Li Qiang u shpreh që, në samitin e Astanasë të zhvilluar në korrik të këtij viti, udhëheqësit e vendeve të ndryshme anëtare arritën mendime të rëndësishme unanime për formimin e një familjeje të përbashkët të OBSh-së me unitet, besim të ndërsjellë politik, paqe, qetësi, lulëzim, zhvillim, fqinjësi të mirë, barazi dhe drejtësi.

Li vuri në dukje se më tej që Kina dëshiron të punojë së bashku me palët e ndryshme për ta realizuar konsensusin e arritur nga udhëheqësit e vendeve të OBSh-së. Ai paraqiti katër propozime. Së pari, forcimi i ndërlidhjes strategjike dhe hartimi i "udhërrëfyesit" të bashkëpunimit të OBSh-së në dekadën e ardhshme. Së dyti, zgjerimi i bashkëpunimit praktik dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e pakësimit të varfërisë, të ekonomisë digjitale, të zhvillimit të gjelbër etj., duke forcuar lehtësimin e tregtisë e të investimeve rajonale dhe nivelin e ndërlidhjes. Së treti, përballimi aktiv i rreziqeve kryesore, shpejtimi i ndërtimit të qendrës së përgjithshme të përballimit të rreziqeve e sfidave ndaj sigurisë, të qendrës së kontrollit të drogës etj. Së katërti, zgjerimi i shkëmbimeve njerëzore.

Pjesëmarrësit në takim u shprehën se palët e ndryshme duhet të forcojnë ndërlidhjen e nismës "Një brez, një rrugë" me ndërtimin e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, të thellojnë bashkëpunimin në fushën ekonomiko-tregtare, të sigurisë etj., të shtojnë shkëmbimet njerëzore dhe të zbatojnë multilateralizmin, për të nxitur paqen dhe lulëzimin e përbashkët rajonal e botëror.