Foto nga VCG
Së fundmi u mbajt në Parkun e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Cangzhou të provincës Hebei Konkursi i verërave Kinë - Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore 2024. Tema e tij ishte "Vazhdimi i miqësisë dhe zgjerimi i bashkëpunimit", me qëllim promovimin e shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, veçanërisht për të forcuar bashkëpunimin në fushën e industrisë së verërave.
Ky konkurs i verërave u zhvillua me një sistem 100 pikësh. Paneli i gjykimit përbëhej nga 20 degustues të verërave nga brenda dhe jashtë Kinës. Ata kishin aftësi profesionale degustimi dhe ndikim të gjerë në industri. Gjatë konkursit, degustuesit shënuan dhe vlerësuan pamjen, ngjyrën, aromën, shijen, ndjesinë e gojës, strukturën dhe përshtypjen e përgjithshme të 359 verërave nga 16 vende të Evropës Qendrore e Lindore. Në fund dhanë çmime të ndryshme.
Konkursi u organizua nga Parku i Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Kinë - Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore -Cangzhou. Numri i verërave pjesëmarrëse u rrit me 12% krahasuar me vitin e kaluar, duke mbuluar disa kategori të verërave si vera e bardhë, vera e kuqe, vera akullit, vera e frutave dhe krijoi një rekord i ri me përmasa më të mëdha. Mësohet se ky konkurs ofroi një platformë për prodhuesit, shpërndarësit dhe entuziastët kinezë e të huaj për të shfaqur, komunikuar dhe bashkëpunuar mes tyre. Platforma shërben për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar të verërave, si dhe shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore.
Foto nga VCG
Përveç kësaj, u mbajt me sukses edhe Konferenca e Përputhshmërisë së Prokurimit të Mallrave të Vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, një ngjarje e rëndësishme e bashkëpunimit të jashtëm ekonomik dhe tregtar, organizuar nga Parku i Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Kinë - Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Tregtarët kinezë dhe të huaj patën shkëmbime të plota dhe të frytshme, duke arritur rezultate të rëndësishme. Në Konferencën e Përputhshmërisë së Prokurimit të Mallrave të Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, më shumë se 10 kompani të shquara nga Sllovakia, Çekia, Evropa Qendrore dhe Lindore erdhën në Kinë me produktet e tyre unike dhe sinqeritetin e plotë për t'u lidhur dhe negociuar me 60 kompani nga provincat Jiangsu, Zhejiang, Yunnan, Tianjin të Kinës, për të kërkuar bashkëpunim.
Sipas raporteve, Parku i Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Kinë - Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (Cangzhou) i vendosur në qytetin Cangzhou të provincës Hbei, është e vetmja zonë e bashkëpunimit vendas, posaçërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Foto nga VCG
Që nga viti 2018, Forumi i Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (Cangzhou) është mbajtur për pesë herë radhazi, duke tërhequr më shumë se 4000 përfaqësues të qeverisë dhe ndërmarrjeve vendase dhe të huaja të marrin pjesë. Ndërkohë janë arritur një sërë rezultatesh bashkëpunimi dhe janë zbatuan projekte të shumta të bashkëpunimit të huaj në Cangzhou.
Forumi i 6-të i Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (Cangzhou) do të mbahet në Cangzhou në nëntor të këtij viti.
Forumi do të përfshijë energjinë zero karbon dhe forumin e inovacionit industrial të gjelbër, forumin ndërkombëtar për zhvillimin e industrisë së riprodhimit, forumin ndërkombëtar për industrinë e aviacionit dhe zhvillimin ekonomik në lartësi të ulta, takimin ndërkufitar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe degën evropiane të Konkursit Ndërkombëtar të Inovacionit dhe Sipërmarrjes së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2024.
Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, do të thellohet më tej bashkëpunimi dhe shkëmbimet mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore në fushën e industrisë, teknologjisë, tregtisë dhe shkëmbimeve mes njerëzve e kulturave. (Çang Çuo)