foto nga VCG
Kredia në juan në Kinë u rrit me 16.02 trilionë juanë (rreth 2.27 trilionë dollarë amerikanë) në tre tremujorët e parë të vitit, treguan të dhënat nga Banka Qendrore, citon “Xinhua”.
M2, një masë e gjerë e ofertës monetare që mbulon paratë në qarkullim dhe të gjitha depozitat, u rrit me 6.8 për qind në baza vjetore në 309.48 trilionë juanë në fund të shtatorit.
M1, që mbulon paratë në qarkullim plus depozitat pa afat, qëndroi në 62.82 trilionë juanë në fund të shtatorit, me një rënie prej 7.4 për qind në baza vjetore.
Rritja në shkallën e financimit social arriti në 25.66 trilionë juanë në nëntë muajt e parë të vitit, me një rënie prej 3.68 trilionë juanë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kreditë e papaguara në juanë arritën në 253.61 trilionë në fund të muajit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 8.1 për qind në baza vjetore, sipas të dhënave.