foto VCG
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli do të vazhdojë sulmet ndaj Hezbollahut në Liban pa mëshirë, një ditë pasi militantët e mbështetur nga Irani nisën një sulm me dron në një bazë izraelite që vrau katër ushtarë.
Deklarata e Netanyahut erdhi pasi avionët izraelitë goditën pozicionet në Liban, duke përfshirë një shtëpi në veri të vendit ku zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se ishin vrarë të paktën 21 persona, shkruan “ATSH”.
“Do të doja ta bëja të qartë: Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun pa mëshirë kudo në Liban, përfshirë Bejrutin”,- tha Netanyahu në bazën stërvitore të Brigadës Golani, e cila u godit nga një dron i Hezbollahut.
Nga e premtja deri të hënën në mbrëmje, nuk pati asnjë sulm ajror izraelit në Bejrut.