Kina lëshon satelitin e ri "Gaofen" për vrojtimin e Tokës
2024-10-16 16:22:29

CMG

Një raketë "Marshimi i Madh-4C"/CMG

Kina lëshoi me sukses një satelit të ri të vrojtimit të Tokës nga Qendra e Lëshimit së Satelitëve e Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore të mërkurën.

Një raketë "Marshimi i Madh-4C", që mbante satelitin "Gaofen-12 05", u nis në orën 7:45 të mëngjesit sipas orës së Pekinit.

Sateliti hyri në orbitën e caktuar. Ai do të përdoret kryesisht për rilevimin e tokës, planifikimin urban, konfirmimin e së drejtës së tokës, projektimin e rrjetit rrugor, vlerësimin e prodhimit të drithërave dhe parandalimin e zbutjen e fatkeqësive.

Ky është misioni i 540-të i fluturimit i serisë së raketave bartëse  "Marshimi i Madh".  (Xu Guang)