Çfarë sinjalesh lëshojnë të dhënat statistikore të tregtisë së jashtme kineze
2024-10-16 14:38:59

Në tre tremujorët e parë të këtij viti, vlera e përgjithshme e import-eksportit të mallrave të Kinës arriti në 32.33 trilionë juanë (afro 4.55 trilionë dollarë amerikane), me një rritje prej 5.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërmjet tyre, vlera e eksportit u shtua me 6.2 % dhe ajo e importit 4.1 %. Sipas opinionit ndërkombëtar, në sfondin e intensifikimit të proteksionizmit tregtar global, realizimi i rritjes së qëndrushme të tregtisë së jashtme të Kinës nuk ka qenë një gjë e lehtë.

Në këto të dhëna statistikore, ka "dy të para". Së pari, në tre tremujorët e parë të këtij viti, vlera e përgjithshme e import-eksportit të mallrave i kaloi për herë të parë 32 trilionë juanët, krahasuar me 30.8 trilionë juanë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  

CMG

Foto nga CMG

Së dyti, vlera e përgjithshme e import-eksportit të mallrave në çdo tremujor i kaloi 10 trilionë juanët, duke u shtuar gradualisht nga tremujori në tremujor.

Wang Xiaosong, profesor i Shkollës së Ekonomisë të Universitetit "Renmin" të Kinës, u shpreh në një intervistë se tregtia ndërkombëtare shpesh luhatet gjatë stinëve të ndryshme, veçanërisht gjatë festave të mëdha. Rritja e qëndrueshme në tre tremujorët e parë të vitit dëshmon qëndrueshmërinë dhe gjallërinë e fortë të tregtisë së jashtme të Kinës.

Përse Kina ka rezultate kaq të mira në tregtinë e jashtme? 

Së pari, për arsye të brendshme. Falë zinxhirit të plotë të furnizimit të prodhimit, ekonomisë së shkallës dhe përparimit të shpejtë teknologjik, produktet kineze kanë një aftësi të fortë konkurruese, duke ofruar një bazë dhe garanci për zgjerimin e vazhdueshëm të tregut ndërkombëtar. Përveç kësaj, bazat ekonomike të Kinës janë të shëndosha, tregu kinez është i gjerë dhe potenciali i tij është i madh. 

Për sa u përket arsyeve të jashtme, kohët e fundit rimëkëmbja e kërkesës së jashtme ka krijuar kushte të favorshme për eksportet e Kinës. Ditët e fundit, Organizata Botërore e Tregtisë e ngriti parashikimin për shpejtësinë e rritjes së tregtisë globale të mallrave. Banka Botërore, Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik etj. mendojnë se ekonomia globale po stabilizohet. Në tre tremujorët e parë, vlera e eksporteve kineze në Evropë, ShBA dhe Japoni u shtua me 4.2 %, në ASEN 12.3 % dhe në Amerikën Latine 13.7%.

CMG

Foto nga CMG

Duke zgjeruar importet, Kina ndan tregun e saj të madh dhe mundësitë e reja me botën. Në tre tremujorët e parë, vlera e importit të mallrave të Kinës u rrit tremujor pas tremujori dhe tregtia me më shumë se 160 vende dhe rajone në mbarë botën shënoi rritje. Në këtë periudhë, qeveria kineze nënshkroi aktivisht marrëveshje tregtare me palët e ndryshme, për të zhvilluar tregjet së bashku me vendet e ndryshme.

Tregtia e jashtme është "barometri" i zhvillimit ekonomik të një vendi. Ditët e fundit, "Goldman Sachs" dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare i kanë ngritur parashikimet e rritjes ekonomike të Kinës në vitin 2024. (Xu Guang)