Antarktida gjithnjë e më e gjelbër për shkak të ngrohjes globale
2024-10-16 10:17:24

Mbulesa bimore në të gjithë gadishullin e Antarktidës është rritur më shumë se dhjetëfishin gjatë dekadave të fundit, pasi kriza klimatike po nxeh kontinentin e akullt. Analiza e të dhënave satelitore zbuloi se kishte më pak se një kilometër katror bimësi në vitin 1986, por kishte pothuajse 12 km2 mbulesë jeshile deri në vitin 2021. Përhapja e bimëve, kryesisht myshqet, është përshpejtuar që nga viti 2016, zbuluan studiuesit.

Përhapja e myshkut është përshpejtuar sidomos në pesë vitet e fundit duke u konsideruar me një ritëm zhvillimi prej 40 hektarësh në vit.

Rritja e bimësisë në një kontinent të dominuar nga akulli dhe shkëmbi i zhveshur është një shenjë e ngrohjes globale në Antarktidë, e cila po ngrohet më shpejt se mesatarja globale. Shkencëtarët paralajmëruan se kjo përhapje mund të sigurojë një bazë për speciet e huaja në ekosistemin e pacenuar të Antarktidës. Shfaqja e gjelbërimit është raportuar gjithashtu në Arktik dhe kjo lidhet me faktin se në vitin 2021, për herë të parë ra shi dhe jo borë, në majën e malit të madh të akullit të Grenlandës, duke shënuar një rekord.

Megjithatë, peizazhi i Antarktikut është ende pothuajse tërësisht i dominuar nga bora, akulli dhe shkëmbi, me vetëm një pjesë të vogël të kolonizuar nga jeta bimore, kanë nënvizuar studiuesit e universitetit Exeter.

Por ajo pjesë e vogël me gjelbërim është rritur në mënyrë dramatike,  duke treguar se edhe kjo shkretëtirë e madhe dhe e izoluar po ndikohet nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit. 

Studiuesit, që analizuan të dhënat nuk kanë dyshime për shkakun: ngrohjen globale. Megjithëse, sqarojnë ata, Gadishulli i Antarktikut përjetoi një pauzë në trendin e rritjes së temperaturave midis 1999 dhe 2014, Antarktida në përgjithësi ka parë një rritje të dukshme gjatë 60 viteve të fundit dhe ata presin që temperaturat të rriten deri në fund të shekullit rritet me 0.34 gradë çdo dekadë.

Gadishulli është rreth 500 000 km2 në total. Studiuesit paralajmërojnë se ngrohja e ardhshme, e cila do të vazhdojë derisa emetimet e karbonit të ndalen, mund të sjellë "ndryshime thelbësore në biologjinë dhe peizazhin e këtij rajoni ikonik dhe të cenueshëm".  Studimi është publikuar në revistën Nature Geoscience dhe bazohet në analizën e imazheve të Landsat.

Të tjerë studiues kanë nënvizuar se ky është një studim shumë interesant dhe përputhet me atë që gjendet në realitet, ndryshim i cila ka filluar disa vjet më parë.

Ata gjatë ekspeditave të tyre në Antarktidë kanë zbuluar një lumë me alga jeshile që rriten aty. Ky vend kishte qenë i fshehur nga atmosfera për mijëra vjet dhe ishte kolonizuar nga bimët brenda disa dekadave pasi u bë pa akull, duke e bërë faktin edhe më të habitshëm.

Përshpejtimi i përhapjes së myshqeve nga viti 2016 përkon me fillimin e një rënie të dukshme të shtrirjes së akullit të detit rreth Antarktidës. Detet e hapura më të ngrohta mund të çojnë në kushte më të lagështa që favorizojnë rritjen e bimëve, thanë studiuesit. Myshqet mund të kolonizojnë shkëmbin e zhveshur dhe të krijojnë themelet e dherave që, së bashku me kushtet më të buta, mund të lejojnë rritjen e bimëve të tjera.

Rreziqet

Dheu në Antarktidë është kryesisht i varfër ose inekzistent, por kjo rritje në jetën e bimëve do të shtojë lëndë organike dhe do të lehtësojë formimin e tokës, duke hapur potencialisht rrugën për rritjen e bimëve të tjera. Kjo rrit rrezikun e mbërritjes së specieve jo-vendase dhe pushtuese, që mund të transportohen nga ekoturistët, shkencëtarët ose vizitorët e tjerë.

Përgatiti: N. Kraja