Foto nga Xinhua
Gjatë një inspektimi pune ditët e fundit në provincën Fujian, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se Fujian-i duhet të mbajë objektivin e kthimit në një provincë me mekanizma dinamikë, sektorë të zhvilluar, banorë që jetojnë në begati dhe mjedis të bukur ekologjik, të përshpejtojë ndërtimin e sistemit ekonomik modern, të kërkojë një rrugë të re të zhvillimit të përbashkët ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit, të thellojë më tej reformën dhe të nxitë zhvillimin me cilësi të lartë, për të promovuar ndërtimin e modernizimit kinez.
Të martën dhe të mërkurën, Xi Jinping-u bëri vizita në Zhangzhou, Xiamen etj. të provincës Fujian për të inspektuar punën në fshatra, zonën e tregtisë së lirë etj.
Gjatë inspektimit të martën pasdite të punës në kontenë Dongshan të qytetit Zhangzhou, Xi u njoh me gjendjen e tregtisë së produkteve detare dhe shprehu kënaqësinë e tij për shitjen e mirë të produkteve dhe shtimin e pandërprerë të të ardhurave të banorëve. Ai i inkurajoi kuadrot e fshatit t'i drejtojnë banorët të nxitin rigjallërimin rural dhe pasurimin e përbashkët.
Në sallën përkujtimore të Gu Wenchang-ut, presidenti Xi Jinping u bëri thirrje zyrtarëve të niveleve të ndryshme të mësojnë nga fryma e Gu Wenchang-ut dhe të punojnë në dobi të popullit.
Në parkun industrialo-kulturor Guandi, Xi Jinping-u theksoi se trashëgimitë kulturore janë pasuri e çmuar dhe duhet të mbrohen e të trashëgohen siç duhet.
Të mërkurën paradite, presidenti Xi vizitoi Zonën Pilot të Tregtisë së Lirë të Xiamen-it. Ai u shpreh se provinca Fujian dhe Xiamen-i duhet të nxitin hapjen sistematike e të punojnë sipas standardeve të larta ndërkombëtare, për të dhënë kontribut në zgjerimin e hapjes me cilësi të lartë.
Të mërkurën pasdite, Xi Jinping-u dëgjoi raportin e punës të mbajtur nga qeveria e provincës Fujian. Ai pohoi sukseset e ndryshme të arritura në Fujian dhe paraqi kërkesa për punën e ardhshme.
Kreu i shtetit i Kinës i kërkoi provincës Fujian të nxitë më tej risitë teknologjike, të thellojë në mënyrë të gjithanshme reformën dhe të zgjerojë hapjen me nivel të lartë, të nxitë zhvillimin e përbashkët rajonal e integrimin urban-rural dhe të forcojë më tej ndikimin kulturor. (Fani)