Flota detare e Kinës regjistron rritje të kapacitetit të transportit detar
2024-10-16 10:38:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Deri në shtator, flota detare e Kinës regjistroi rritje të kapacitetit të saj në 430 milionë tonë, që përbën 18.7 për qind të totalit botëror, u bë e ditur në një konferencë shtypi të mbajtur të martën në Shangai, citon “Xinhua”.

Nga janari deri në gusht të këtij viti, xhiroja e ngarkesave të vendit në porte tejkaloi 11.5 miliardë tonë, me një rritje prej 3.7 për qind në baza vjetore dhe xhiroja e kontejnerëve në porte arriti në 220 milionë njësi TEU, një rritje prej 8.2 për qind në baza vjetore.

Gjatë kësaj periudhe, vëllimi i transportit intermodal hekurudhor të Kinës përmes porteve u rrit me 7.78 milionë njësi TEU, 17.7 për qind më shumë në baza vjetore.

Në mbarë vendin janë ndërtuar 49 terminale portuale të automatizuara, duke ruajtur një pozicion të vazhdueshëm udhëheqës global, tha gjatë konferencës për shtyp Gao Haiyun, zyrtar nga Zyra e Transportit Detar nën Ministrinë e Transportit.

Shangai po përshpejton ndërtimin e një qendre ndërkombëtare të transportit detar. Në tre tremujorët e parë të këtij viti, vetëm porti i Shangait trajtoi një xhiro kontejnerësh prej më shumë se 39 milionë TEU, një rritje prej 8 për qind në baza vjetore.