Ministrja Kumbaro: 186 mijë vizitorë nga Franca deri në shtator, 72% më shumë se një vit më parë
2024-10-16 17:00:08

Mirela Kumbaro (Foto ATSH)

Mirela Kumbaro (Foto ATSH)

186 mijë turistë nga Franca vizituan Shqipërinë në muajt janar-shtator 2024, ose 72% më shumë se një vit më parë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cilësoi si një shifër shumë domethënëse, që shënjon rritjen e bashkëpunimit me tregjet franceze, shkruan “ATSH”.

Kumbaro së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mirëpritën 80 drejtues dhe përfaqësues të turoperatorëve të agjencive të sipërmarrjeve së udhëtimit të Francës, që zgjodhën Shqipërinë si vendin për të zhvilluar konferencën e radhës.

“Takimi u zhvillua në tarracën e bashkisë së Tiranës si një prej pikave më panoramike ku mund të shihet evolucioni dhe transformimi që i kanë dhënë titullin e një prej kryeqyteteve më vibrante të Europës”,- theksoi ministrja Kumbaro.

“Takimi me 80 turoperatorë dhe drejtorë ekzekutivë të Federatës së Sipërmarrjeve të Udhëtimeve të Francës mbajtën mbledhjen e tyre në Tiranë, që po konfirmohet gjithnjë e më tepër si kryeqyteti i turizmit të konferencave, samiteve dhe eventeve të mëdha”,- shkroi Kumbaro në rrjetet sociale ndërsa postoi dhe foto nga takimi.