Foto nga CFP
Të mërkurën, në kuadër të takimit të 23-të të Krerëve të Qeverive (Kryeministrave) të Shteteve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) në Islamabad të Pakistanit, kryeministri kinez Li Qiang zhvilloi së bashku me homologun e vet rus Mikhail Mishustin dhe atë mongol Luvsannamsrai Oyun-Erdene takimin e kryeministrave të tre vendeve.
Li Qiang u shpreh në takim se vitet e fundit, bashkëpunimi trepalësh Kinë - Rusi - Mongoli ka ruajtur një prirje të qëndrueshme zhvillimi. Kina dëshiron të forcojë bashkëpunimin trepalësh, duke përfshirë ndërtimin e Korridorit Ekonomik Kinë-Rusi-Mongoli, për të hapur një faqe të re të këtij bashkëpunimi.
Mishustin dhe Oyun-Erdene u shprehën nga ana e tyre se Rusia e Mongolia do të forcojnë së bashku me Kinën ndërlidhjen e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik dhe strategjisë së zhvillimit "Rruga e kullotës" me nismën "Një brez, një rrugë", duke përshpejtuar ndërtimin e Korridorit Ekonomik Kinë-Rusi-Mongoli, me qëllim që bashkëpunimi trepalësh të ketë më shumë rezultate. (Fani)