Të hënën, Qendra Kombëtare e Reagimit ndaj Viruseve Kompjuterike e Kinës (CVERC) nxori raportin e 3-të tematik ku zbulohet më tej e vërteta e organizatës ndërkombëtare të shantazhit softuerik "Operacioni 'Tajfuni Volt'". Në raport vihet në dukje se i ashtuquajturi "Operacioni 'Tajfuni Volt'" është në fakt një rrëfim i rremë i bërë nga agjencitë amerikane të zbulimit, i cili synon të marrë fonde buxhetore të Kongresit për të siguruar të drejtën e mbikëqyrjes pa leje sipas "Nenit 702", duke shpifur për vendet e tjera.
Në raport zbulohet gjithashtu se ShBA-ja organizon sulme të paligjshme kibernetike kundër vendeve të tjera dhe ushtron monitorimin dhe vjedhjen e sekreteve në përmasa të mëdha në sferë globale, duke instaluar programe kompjuterike spiunimi në produktet dhe pajisjet e internetit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës i dënoi veprimet e papërgjegjshme të palës amerikane dhe i kërkoi asaj të ndalojë menjëherë sulmet kibernetike në nivel global. (Fani)